23 Dhjetor 2024

Nis faza e dytë e dezinfektimit hapësinor të Prishtinës

Prishtinë, 2 korrik - Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se sot vazhdon me implementimin e projektit të dezinsektimit hapësinor të Prishtinës, për vitin 2012.

Pas realizimit me sukses të fazës së Parë, vazhdon implementimi i projektit me Fazën e Dytë, ashtu si është paraparë me planin e dinamikës së realizimit të këtij projekti, i cili ka për qëllim ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve nëpërmjet eliminimit të insekteve të dëmshme fluturuese siç janë mushkonjat dhe insektet tjera të cilat përveç që shkaktojnë shqetësime te qytetarët ato mund të shërbejnë edhe si vektor për bartjen e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse te njerëzit.

Luten qytetarët e Prishtinës, që gjatë kohës së realizimit të projektit – në momentin që vërejnë makinat që bëjnë dezinsektimin të mbyllin dritaret e banesave/shtëpive të tyre për rreth 1 orë, në mënyrë që insektet të mos kenë mundësi të hyjnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe bletarët të mbajnë mbyllur bletët ditën kur bëhet dezinsektimi deri ditën e nesërme; poashtu luten qytetarët që mos të ofrohen afër automakinave të cilat bëjnë dezinfektimin por të qëndrojnë në largësi të tyre.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përpiluar orarin e dezinsektimit sipas lagjeve.

Kjo është fraza e dytë e dezinsektimit hapësinor 2012, ndërkohë që për fazën e tretë dhe të katërt qytetarët e Prishtinës do të informohen më kohë për orarin e dezinsektimit sipas lagjeve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)