22 Dhjetor 2024

Nga janari Pediatria ka mjekuar 2.283 fëmijë

Prishtinë, 28 maj - Në Klinikën e Pediatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga 1 janari i këtij viti janë mjekuar 2.283 fëmijë në reparte të ndryshme. Në janar janë mjekuar 5505 fëmijë, në shkurt 447, në mars 640 fëmijë të mjekuar, në muajin prill 602 trajtime dhe deri tani në muajin maj  445.
 
Fëmijët e mjekuar, kanë pasur  24.109 ditë mjekimi, në janar  4.411 ditë mjekimi, në shkurt  4.443, mars 6.660, prill 7.887, dhe deri tani në muajin maj 7.231 ditë të mjekimit. Stafi mjekësor i Klinikës së Pediatrisë vazhdimisht është në përkujdesje të fëmijëve dhe është i gatshëm të ofroj ndihmën profesionale mjekësore 24 orësh.
 
Përveç punës që bëhet në repartet e klinikës, po ashtu një numër i madh i fëmijëve trajtohen edhe në ambulancat specialistike.
 
Mjekët e Klinikës  së Pediatrisë këshillojnë gjithë prindërit që në momentin që vërejnë keqësim të  gjendjes shëndetësore tek fëmijët, të drejtohen tek mjeku më i afërt në Qendrat e Mjekësisë Familjare, ndërsa në rast se bëhet fjalë për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore, atëherë duhet drejtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, në të kundërtën duhet pasur kujdes që mos të ngarkohen shërbimet, pasi që QKUK ofron shërbime shëndetësore të nivelit terciare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)