Neurokirurgët në grevë
Neurokirurgët kanë bërë të ditur se nga tetori do të bojkotohen edhe kujdestaritë.
Aryse për hyrje në grevë sipas tyre është emërimi i drejtorit të repartit të neuro-kirurgjisë i cili sipas neurokirurgëve është bërë duke shkelur procedurat e emërimit.
"Organi që e ka emëruar drejtorin Arsim Morina në këtë pozitë nuk i ka marrë parasysh masat diciplinore të cilat i janë shqiptuar atij dhe në këtë rast ky komision ka bërë vërtetim të gabuar të gjendjes faktike", theksojnë neurokirurgët.
Grupi i neurokirurgëve njofton se nuk është kundër punës së dr. Arsim Morinës por është kundër emërimit të tij si drejtor i kësaj klinike.
Neurokirurgët do të presin vendimin e bordit në lidhje më ankesën e bërë dhe me këtë ata thonë se do të përmbushin plotësisht detyrimin e tyre profesional dhe qytetar.
Prof.asoc. Shaban Hasi
Dr.Bujar Kastrati
Dr.Nehat Halili
Dr.Armend Kërveshi
Dr.Haxhi Avdyli
Dr.Besnik Elshani
Dr.Faik Qosja
Dr. Feti Ahmeti
Dr.Shefki Dragusha