Nëser nis Simpoziumi i V-të Ndërkombëtar i Kirurgjisë
Bruksel, 6 tetor - Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar të fushës së Kirurgjisë do të mblidhen më 7 dhe 8 tetor në Prishtinë në Simpoziumin e V-të Ndërkombëtar të Kirurgjisë.
Tema qendrore e këtij simpoziumi do të jetë menaxhimi i gjendjeve urgjente në Kirurgji, ndërsa ekipe të kombinuara të mjekëve vendorë dhe ndërkombëtarë, gjatë kohës së mbajtjes së simpoziumit, do të kryejnë ndërhyrje kirurgjike në dy salla të operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto operacione do të përcillen drejtpërdrejt nga salla e Telemjekësisë së Kosovës.
Simpoziumi organizohet si aktivitet i koordinuar midis QKUK-së, Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Klinike Universitare të Manhajmit të Gjermanisë dhe Universitetit të Mjekësisë të këtij qyteti gjerman.
Në këtë simpozium dy ditor, përveç kirurgëve vendorë, do të jenë marrin pjesë edhe kirurgë nga Gjermania si Peter Kienle, Marco Niedergethman, Salih Berisha, nga Kroacia Mate Shkegro, nga Shqipëria Besim Elezi, Arben Beqiri, Edmond Çeliku, Xheladin Draçini, Myzafer Kaçi, nga Maqedonia Kastriot Haxhirexha, etj.
Simpoziumi nis më 7 tetor, ndërsa përfundon, të premten, më 8 tetor, me një adresim pjesëmarrësve të këtij simpoziumi nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bujar Bukoshi, duke filluar nga ora 9:00, në hotelin Grand në Prishtinë.