Nesër nis aplikimi për zgjedhjet për Odën e Stomatologëve të Kosovës

Prishtinë, 21 tetor - Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet për Odën e Profesionistëve Shëndetësor-Stomatologëve të Kosovës njofton se duke filluar nga e mërkura, 22 tetor 2014, fillon aplikimi për kandidatë të anëtarë të Kuvendit të Odës së Stomatologëve të Kosovës.
Periudha e aplikimit zgjat deri më 27 tetor, në ora 16:00.
Aplikacionet për kandisim mund të shkarkohen nga ueb faqja e Ministrisë së Shëndetësisë apo mund edhe të merren drejtpërdrejt nga Komisionet e Njësive zgjedhore nëpër komuna.
Pas plotësimit të aplikacionit nga kandidatët, aplikacioni dorëzohet në Komisionin e Njësisë zgjedhore apo drejtpërdrejt në Komisionin Qendror Zgjedhor në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në njësinë zgjedhore në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, që është qendra më e dhe zgjedhore do të jenë tre vendvotime: e para- për stomatologët me kontratë të përhershme punë me QKSUK_në; e dyta për specializantët në këtë qendër si njësi e veçantë dhe e treta-për sektorin privat të komunës së Prishtinës.