Nesër i fillon punimet Kongresi i II-të euro-aziatik në mjekësi
Prishtinë, 27 shtator - Nesër në Prishtinë i fillon punimet Kongresi i II-të Euro-Aziatik për Shkencat e Mjekësisë, një organizim ky i përbashkët i Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Stomatologjisë dhe Fakultetit të Infermierisë të Universitetit të Stambollit, Fakultetit të Mjekësisë Cerrahpaşa nga Stambolli me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Në hapje të këtij Kongresi përveç rektorëve dhe dekanëve të Universiteteve dhe fakulteteve respektive, do të marrin pjesë edhe përfaqësues politikë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonja, Songul Ozan.
Ky kongres ka për synim zgjerimin e bashkëpunimit në nivelin më të lartë akademik dhe thellimin e bashkëpunimin në mes të vendeve te rajonit të Euro-Azisë në fushën e mjekësisisë.
Kongresi i fillon nesër në sallën e konferencave në ndërtesën e ish-Rilindjes, ku janë të vendosura disa ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kongresi do ti vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së shtunë.