Nesër fillon konferenca për shëndetin e grave dhe fëmijëve
Prishtinë, 9 mars - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë (OBSH) organizon nesër dhe pasnesër Konferencën: Drejt përmirësimit të shëndetit të grave dhe fëmijëve të Kosovës.
Kjo konferencë, në të cilën do të marr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi, Shefi i Zyrës së Lukesmburgut në Kosovë, Pierre Weber, përfaqësues të organizatave të OKB-së në Kosovë dhe institucioneve vendore, synon të bëjë bashkë vendimmarrësit kryesor në shëndetin e grave dhe fëmijëve dhe shëndetin riprodhues (Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, KKShNF, UNICEF, UNFPA dhe partnerëve tjerë të involvuar në këtë fushë), për të trajtuar planet e veprimit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.
Synimi i përgjithshëm i konferencës do të jetë planifikimi i përgjigjes së koordinuar drejt shëndetit të përmirësuar të grave dhe fëmijëve në Kosovë dhe arritjes së objektivave të mijëvjeçarit që lidhen me shëndetin e fëmijëve dhe grave.
Kjo është pjesë e zbatimit të Strategjisë Rajonale të OBSh-së mbi shëndetit seksual dhe riprodhues dhe strategjisë Evropiane të OBSh-së mbi shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.