24 Dhjetor 2024

Nëntëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Prishtinë, 3 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 253 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat janë konfirmuar 19 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, është thënë në njoftim.

Përveç tyre, ky Institut ka raportuar edhe për 24 pacientë të shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton virusi në fjalë.

 Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 03 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.485.814 raste të COVID-19 dhe 383.164 raste të vdekjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)