Nënshkruhet kontrata për blerjen e Mamografit

Gjakovë, 30 korrik - Me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe mjekimit me kohë, Komuna e Gjakovës gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me përfaqësuesit e Klubit Rotary Gjakova janë dakorduar që për nevoja të qytetarëve të Komunës së Gjakovës të ofrohet aparat Mamograf për ekzaminim falas të kësaj sëmundje.
Me datë 28 Korrik 2015, është nënshkruar kontrata për blerjen e aparatit digjital të Mamografit, (aparat i cili do të bëjë identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje) në mes të Klubit Rotary Gjakova, përfaqësuar nga z. Skender Gola Kryetar dhe z. Ruzhdi Bakalli Kryetar nderi, si dhe Shkelqim Verdha CEO i përfaqësisë së SIEMENS për Republikë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë manifestim po ashtu morën pjesë, Basri Komoni Drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Komuna e Gjakovës, Fatos Axhemi Klubi Rotary Gjakova Çabrati dhe Ing Arbër Liqaj (SIEMENS).