15 Maj 2024

Nënshkruhet kontrata mes MSh-së dhe kompanisë austriake “Vamed”

Prishtinë, 29 teto - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i kompanisë Vamed (operator i përzgjedhur nga  Agjencioni austriak për shëndetësi dhe inxhinieri AHC), në kuadër të Projektit për modernizimin e Kardiologjisë invazive në QKUK, kanë nënshkruar kontratë për realizimin e këtij projekti.

Kontrata e nënshkruar sot kap shumën prej 2.6 milionësh nga 4.6 milionë nga kredia e dedikuar për shëndetësi, nga Marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë e vitit 2012.

Pra, në mes MSh-së dhe kompanisë Vamed është nënshkruar kontrata për furnizim me aparaturë mjekësore për Klinikën ne Kardiologjisë Invazive dhe kontrata cila përmban kushtet e pagesës së kredisë.

Kjo kontratë do të jetë valide atëherë ku të kalon procedurat e ratifikimit në Parlamentin e Kosovës, nënshkrimi nga Presidentja e Kosovës dhe publikimi i saj në Gazetën zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)