Nënshkruahen dy memorandume për mbështetje e fëmijëve me nevoja të veçanta
Gjilan, 2 nëntor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi me organizata Autizmi Flet e People in Need dhe me Peaceful Change nitiative e People in Need, të cilat përfaqësoheshin nga Ramadan Berisha.
Projekti i parë ka të bëj me edukimin për të gjithë, përkatësisht përmbushjen e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme, i cili financohet nga Bashkimi Europian në Kosovë.
Ndërkaq, projekti i dytë ka të bëj me fuqizimin e zërave lokalë për zhvillim të barabartë, i cili financohet nga qeveria britanike.