Nënat që hanë mish lindin djem
Londër, 19 shtator - Shkencëtarët anglezë në Nottingham kanë bërë një zbulim surprizë. Është provuar shkencërisht që ushqimi ndikon në gjininë e fëmijës.
Nga konkluzionet ka dalë se mamatë që hanë vetëm ushqime vegjetarian në jetën e përditshme, lindin vajza më shpesh.
Shkencëtarja Pauline Hudson në revistën Family&Co thotë se, është provuar gjithashtu edhe e kundërta, nëse organizmi i gruas merr më shumë magnez, kalcium dhe kalium se zakonisht ajo ka më shumë gjasa të linda djalë.
Pra duke qenë se mish mban shumë magnez dhe kalcium, atëherë dalim në përfundimin se nënat që e hanë shumë mishin lindin djem.