Në Vuhan të Kinës nuk ka më të infektuar
Vuhan, 19 mars - Vuhan u kthye në qytetin më të famshëm të Kinës e të Botës. Ishte kryeqyteti i epidemisë, nga ku shpërtheu koronavirusi, i cili u përhap anembanë botës.
Por ditën e sotme, në Vuhan, autoritetet lajmëruan se nuk ka më të infektuar. Që nga janari kur u dha edhe alarmi, në metropolin kinez nuk ka më të prekur.
Madje nuk ka më të prekur as në Hubei, e po ashtu në 24 orët e fundit në të gjithë Kinën.
Kështu raportojnë autoritetet kineze, ndërkohë që ka dyshime të virologëve dhe ekspertëve në lidhje me besueshmërinë e deklaratave të tilla nga autoritetet.