27 Dhjetor 2024

Në Urologji kryhet një operacion i komplikuar

Prishtinë, 28 janar - Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë tek një pacient, e cila ishte përfshirë nga një masë tumorale.

 Pas  përgatitjes preoperatore, ekzaminimeve të nevojshme diagnostike,  ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin  e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare).

 Sëmundjet e tilla janë shumë të rralla. Deri më tani, rreth 13 raste janë të evidentura në literaturën botërore .

 Pacienti i moshës 78 vjeçare , me inicialet H.T, është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)