Në Spitalin Rajonal të Ferizajt shfaqen minjtë
Prishtinë, 23 nëntor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar me gjendjen teknike të Spitalit Rajonal të Ferizajt i cili menaxhohet nga SHSKUK-ja.
Derisa në këtë spital janë shfaqur edhe brejtësit (minjtë), atëherë mund të përhapet edhe ndonjë sëmundje epidemike për fëmijët e porsalindur, për nënat lehona por edhe për stafin e spitalit.
Prandaj AVONET shpreh shqetësime se një gjendje e tillë është edhe në disa institucione të tjera publike. AVONET kërkon nga ministri i z. Ismaili të marrë masa urgjente për deratizimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike nëpër institucione.
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës duhet t’i shqyrtoi kërkesat e Spitalit të Ferizajt për ta mbajtur sa më të pastër ambientin brenda objektit sepse frekuentimi i qytetarëve është mjaftë i madh.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET edhe gjatë ditëve në vazhdim do ta ngrit sërish zërin nëse gjendja higjenike nuk përmirësohet brenda objektit të Spitalit në Ferizaj.