23 Dhjetor 2024

Në Spitalin e Gjilanit u përuruan disa projekte kapitale

Prishtinë, 18 tetor - Si rezultat i investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot në Spitalin Regjional të Gjilanit, u bë përurimi i disa projekteve kapitale.

Gjithashtu, po sot, në oborrin e SR të Gjilanit u bë edhe zbulimi i  përmendores së dëshmorit Agim Rashiti, i rënë në oborrin e këtij spitali nga forcat serbe, më 28 mars 1989.

Ministri Ferid Agani, tha se dita e sotme në Gjilan është një tregues se shëdnetësia është në rrugë të mbarë dhe se Ministria është e fokusuar në dy drejtime në aktivitetet e saj: Në objektivat strategjike të cilat po realizohen me suskes përmes mbështetjes që Banka Botërore dhe partnerët e tjerë u kanë dhënë Projektligjit të ri të Shëndetësisë dhe Projektligjit për Sigurime Shëndetësore, dhe në aktivitetet e përditshme që jënë në vlug dhe që kanë të bëjnë me riorganizimin e MSh-së dhe marrjen me përgjegjësitë e përditshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe përkujdesjes shëndetësore ndaj pacientëve kosovarë.

Në këtë aspekt, Ministri tha se MSH është e para që ka nënshkruar Kontratën Kolektive sektoriale duke ndihmuar kështu përmirësimin e pozitës së punonjësve shëndetësor, nga të cilët kërkoi që të jenë në nivelin e detyrës dhe të tregojnë një motivim shtesë me qëllim që shëndetësia si sektor që vuan nga nënfinancimi, megjithatë ta kthejë dinjitetin e vet, për çka ndihma e Ministrisë nuk do të mungojë.

Ministri Agani, ka rikujtuar se që prej 1 korrikut të vitit të ardhshëm do të fillojë punën Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë, ndërsa nga 1 janari 2013 do të fillojë kontraktimi i shërbimeve shëdnetësore me Fondin e Sigurimeve duke krijuar kështu një realitet të ri në shëndetësinë kosovare.

Zëvndësministri i MMPH, Shpëtim Rudi tha se me projektet që u inauguruan i kontribuohet ruajtjes së ambientit dhe përparimit të shëndetetit të qytetarëve.

Drejtori i SR të Gjilanit, Xhavit Hajdari, ka vlerësuar se projektet e reja të realizuara me sukses do ta përmirësojnë infrastrukturën në SR të Gjilanit dhe do të krijojnë mundësi për shërbime shëndetësore edhe më të mira për qytetarët e komunës së Gjilanit.

Para se të bëhet përurimi i këtyre projekteve, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, me bashkëpunëtorë, i ka bërë një vizitë Komunës së Parteshit, ku me kryetarin e kësaj komune, Nenad Cvetkoviq dhe bashkëpunëtorët e tij është biseduar për shërbimet e shëndetësore për të cilat kanë nëvojë qytyetarët e kësaj komune të re dhe mundësitë e mëtejme të bashkëpunimit.

Ministri Agani ka vizituar edhe spitalin në ndërtim e sipër në këtë komunë, duke shprehur interesimin që MSH dhe Qeveria të gjejnë mënyrën se si të ndihmohet funksionalizimi i këtij spitali, i cili pritet të jetë i gatshëm në fillim të vitit që vjen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)