27 Dhjetor 2024

Në Shqipëri konfirmohen dy rastet e para me koronavirus

Prishtinë, 9 mars - Në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirusin e ri (COVID-19) që nga shfaqja e virusit.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, thuhet se gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence të Italisë në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

"Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy raste", thuhet nga Ministria.

Nga Ministria përsërisin thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të kontaktojnë organet kompetente.

"Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale", potencohet më tej.

Personat menjëher pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP, thonë nga Ministria.

"Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve", thekson Ministria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)