23 Dhjetor 2024

Në QKUK u mbajt trajnimi për terapi familjare

Prishtinë, 20 shtator - Në Qendrën Klinike Universitare të  Kosovës, përkatësisht në Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, është mbajtur trajnimi në lidhje me aplikimin e Terapisë familjare. 

Ky është viti i dytë i trajnimit, në kuadër të ndihmës për rritjen e kapaciteteve profesionale te punonjësve shëndetësore dhe psikologëve në Kosovë,  në mënyrë të veçantë Departamentit të Psikiatrisë.

Gjatë këtij trajnimi është diskutuar për Terapinë Familjare strukturore dhe atë strategjike.  Profesionistëve të  përfshirë në këtë trajnim  ju është ofruar mundësia të prezantohen me disa teori te cilat përbejnë bazën e shumë intervenimeve familjare në botë.

Ky trajnim është mbajtur nga Rick Whiteside, terapist familjar nga Zelanda e Re. Ai është një nga  anëtarët e divizionit për trajnime ne Shoqatën Botërore te Terapisë Familjare dhe ka shprehur iniciative të jap kontributin e tij personal në këtë program.

Ky trajnim ka filluar në vitin 2010 nën mbështetjen e Fondacionit për Shëndet të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)