09 Janar 2025

Në QKUK dhe 7 Spitalet e përgjithshme u kryen 23 261 lindje

Prishtinë, 28 shkurt - Në  Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në 7 spitalet e përgjithshme të Kosovës, nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKU) gjatë vitit 2016, janë kryer 23 261 lindje.

Vetëm në Klinikën e  Gjinekologjisë në QKUK,  janë kryer 10047 lindje,  që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin  2015.   Nga numri total i lindjeve  në QKUK 3381  kanë qenë me operacion.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,  janë kryer 2171,  në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit  1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt, 1644 lindje,  në Spitalin e Mitrovicës, 1607 lindje,  në  Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin  e Vushtrrisë 205 lindje ( numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin tek Spitali i Mitrovicës).


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)