Në Neurokirurgji, pacientes i hiqet tumori pas 8 orësh operacioni
Prishtinë, 27 dhjetor - Pas 8 ore operacioni, në Klinikën e Neurokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është arritur që me sukes të hiqet tumori tek pacientja e komunitetit rom, pra pacientes E.G (2001) nga Komuna e Lipjanit.
Operacioni është kryer në vazhdën e operacioneve të sukseshme të kryera gjatë vitit 2015 nga kjo klinikë.
Operacionin ka kryerekipa operatore në përbërje të; Prof.dr. Arsim Morina, Ass.dr. Agon Mekaj dhe dr. Fatos Kelmendi, me specialisten e anesteziologjisë, Dr. Qamile Morina, instrumentaren Sanije Dervishi , infermieret Alldina Sylejmani dhe Vjollca Sopjani.
Pacientja ishte me tumor në trurin e vogël, përkatësisht në ventrikulin e katërt , i ngjitur për trungun trunor, e cila bllokonte qarkullimin e likuorit (lëngut trunorw-shpinorw).
Tumori hiqet në tërësi duke u liruar qarkullimi i likuorit. Pra, paraprakisht pacientja ka pasur nevojë të operohet për të vënë shantin.
Operacionet e tilla janë sfiduese edhe në qendrat më të zhvilluara neurokirurgjie në botë.
Tani pacientja ndihet mirë dhe është pa asnjë deficit neurologjik. Trajtimi i mëtejmë vazhdon nga ana e onkologut (me kemioterapi dhe radioterapi).