Në Neonatologji mbijeton foshnja 860 gram dhe katërnjakët
Prishtinë, 4 maj - Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë prezantuar rastet e trajtimit të suksesshëm të foshnjës e cila kishte lindur me peshë 860 gram dhe katërnjakëve të tjerë që po ashtu kishin peshë të ulët pas lindjes.
Dr. Mujë Shala, Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, theksoi se nga vitit i kaluar Klinika e Neonatologjisë nga viti i kaluar është shndërruar në Klinikë dhe rezultate janë rritur dukshëm. Sipas tij, fryt i punës së suksesshme të stafit shëndetësorë, është edhe trajtimi i suksesshëm i foshnjës së lindur me peshë të vogël prej 860 gram dhe mjekimi i sukseshëhm i katërnjakëve që po ashtu ishin lindur me peshë të vogël.
Dr. Ilmije Fazliu- Morina, e cila gjatë gjithë kohës është përkujdesur për foshnjën e lindur me peshë 860 gram, theksoi se foshnja është lindur nga nëna e Advije Vidishiqi, me daten 09.03.2012, me prerje Cezariane , para terminit të lindjes, në javën 28/29 të shtatzënisë. “ Foshnja ka qenë me peshë 860gram, ka qenë me vuajtje në mitrën e nënës. Rasti është udhëhequr si SDR, për shkak te pa pjekurisë se mushkërive ku ka qëndruar 12 ditë në Njësinë Intensive, si neonatal i verifikuar “
Sipas saj, pas trajtimit fillestar është vërejtur se tek foshnja është izoluar Klebsiella dhe është trajtuar sipas antibiogramit 10ditë ku më pastaj është korrigjuar hipoglikemia, sipas protokolit.