22 Dhjetor 2024

Në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës

Prishtinë, 30 korrik - Sipas shifrave të përpiluara nga "Our World in Data", në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me 1 miliard e 670 milionë doza, e ndjekur nga India me 472,2 milionë doza.

SHBA-ja ka administruar 346,4 milionë doza, Brazili 142,4 milionë, Gjermania 92,05 milionë doza.

Më pas vijon Japonia me 87,3 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 85,2 milionë, Turqia 73,6 milionë doza.

Lista vazhdon me Francën, e cila ka administruar mbi 72,6 milionë, Italia 68,7 milionë, Indonezia 68,1 milionë, Meksika 67,3 milionë, Rusia 62,2 milionë dhe Spanja 56,1 milionë doza.

Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 4,23 milionë njerëz, kurse mbi 199 milionë janë infektuar me virusin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)