23 Dhjetor 2024

Në Maqedoni bie nataliteti, rritet mortaliteti

Shkup, 22 shkurt - Në Maqedoni gjatë katërmujorit të vitit të kaluar është regjistruar rënie e natalitetit për 4,7 për qind, ndërsa rritja e mortalitetit për 0,8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në këtë periudhë të katërmujorit të parë ka pasur 5.492 të lindur, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë 4.937, prej të cilëve 30 foshnje.

Numri i kurorëzimeve të lidhura gjatë tremujorit të vitit të kaluar ka qenë i rritur për 4,7 për qind më shumë se nga periudha e njejtë e vitit 2010.

Sipas ESHS ka pasur 3861 kurorëzime dhe 488 shkurorëzime. Ulja e natalitetit është regjistruar edhe përkundër masave qeveritare që janë në fuqi për ndihmë afatgjate për foshnjen e tretë dhe të katër të lindur, me ç`rast për foshnjen e tretë sigurohet ndihmë prej rreth 130 euro për një periudhë 15 vjeçare, ndërsa për fëmijën e katërt, nënave u sigurohet pension i përjetshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)