Në listën esenciale hyjnë edhe barërat kundër Hepatitit B
Prishtinë, 6 tetor - Barnat anti-virale që shërbejnë për trajtimin epacientëve të infektuar me Hepatitin B, tani e tutje janë pjesë ebarnave të listës esenciale. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë,thonë se vendimi është marrë kur dihet se çmimi i këtyre barnave ështëtejet i lartë.
Sigurimi i terapisë anti-virale është një lajm i mirë për pacientët e infektuar me hepatitin B, sëmundje kjo që nuk ka shërim por trajtimi me barnat adekuate e përmirëson kualitetin e jetës së pacientëve. Kjo terapi poashtu e zvogëlon mundësinë që ky virus të shkaktojë kancerin e mëlçisë, thotë infektologu Sali Ahmeti.
Deri më tani një numër i pakët i pacientëve ka mundur ta sigurojë këtë në rrugët private, nga fakti se varësisht prej vendit ku ata kanë mundur ta sigurojnë e edhe jashtë vendit, çmimet janë sjell prej 400-500 deri në 600 euro për terapinë mujore.
Njëri nga pacientët e infektuar më këtë virus, e që nuk deshi ta zbuloj identitetin e tij, tha për Radio Kosovën se tabletat Viread i kishte siguruar për vite të tëra jashtë shtetit dhe ka shpenzuar deri në 400 euro vetëm për një muaj trajtim.
Zëdhënësi për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti tha se megjithë buxhetin e vogël që ka, ministria ka vendosur që kjo kategori e pacientëve të ketë terapinë falas.
Aktualisht Klinika është e furnizuar me tabletat e nevojshme dhe Ministria do ta përcjell edhe trendin e shpenzimit në mënyrë që planifikimi të bëhet në mënyrë që furnizimi të jetë stabil.
Ndërkaq sipas Ahmetit kjo terapi ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit te pacientët e infektuar më Hepatin B. Virusi edhe pse mbetet në gjak atij i pamundësohet replikimi. Nuk është në gjendje që ta dëmtojë qelqin apo organet tjera.
Në klinikën Infektive në QKUK, është formuar një komision prej tre mjekëve, të cilët janë duke e bërë përzgjedhjen e pacientëve që duhet të trajtohen më këtë terapi.
/RTK/