22 Dhjetor 2024

Në Kosovë u shënua Dita Botërore kundër Duhanit

Prishtinë, 31 maj - Me  moton : “Ta bëjmë çdo ditë, ditë botërore pa duhan” -Korniza e Konventës së OBSh-së për kontrollin e duhanit, sot në Kosovë  është shënuar në Koosvë Dita Botërore pa Duhan.

Ky shënim u mbajt në IKSHP, ku Zyrat e OBSH-së dhe UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike iu bashkuan nismës vjetore globale, e cila ka për qëllim ta informojë publikun për rrezikun e konsumit të duhanit, për praktikat biznesore të kompanive të duhanit, për atë se çka mund të bëjnë njerëzit anekënd botës për të deklaruar të drejtat e tyre për shëndet e jetë të shëndetshme dhe për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme.

Këtë vit tema boshte ishte Korniza e Konventës së OBSH-së për kontrollin e duhanit, që përbën njër prej instrumenteve kryesore të kontrollit të duhanit, duke riafirmuar të drejtën e gjithë njerëzve për standardet më të larta të shëndetit dhe duke siguruar dimensionet e reja ligjore për bashkëpunim në fushën e kontrollit të duhanit.

Kadir Hyseini, zëvendësministër i Shëndetësisë, tha se të dhënët e OBSH-së, të organizatave të tjera, por edhe të institucioneve tona flasin se konsumimi i duhanit po bëhët dita ditës shkaktari kryesor i vdekjeve në botë, duke qenë si shkaktar i drejtpërdrejt i sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes së kancerit, ndërsa, theksoi ai, “është  koha është për të vepruar në zbatimin më rigoroz të Ligjit për Duhanin, i cili si qëllim parësor ka mbrotjen e shëndetit të popullatës dhe minimizimin e pasojave negative të duhanprirjes”.

“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që të shtyjë para zbatimin e këtij ligji, por në të njëjtën kohë është koshiente edhe për vështirësitë që ekzistojnë në moniotorimin e zbatimit të tij, duke qenë se kapacitetet mbikëqyresë, përkatësisht numri i inspektorëve shëndetësor ende mbetet i vogël, ndërkohë që nevojat për zbatim dhe monitorim më të rreptë të ligjit, janë më se evidente”, tha ai.

Dr. Skënder Syla, shef i OBSH-së në Kosovë tha se konsumi i duhanit është shkak prijës i vdekjes që mund të parandalohet dhe një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shumë sëmundje kronike.

“Vetëm gjatë këtij viti afër 5 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundjet që ndërlidhen me përdorimin e duhanit siç janë sulmi në zemër, pika në tru, kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e tjera. Po ashtu, vlen të përmenden edhe 600.000 njerëz të tjerë (prej tyre 25% fëmijë), të cilët do të vdesin nga ekspozimi dhe nga duhanpirja passive”, theksoi ai, duke shtuar se një studim i bërë nga OBSH për prevalencën e duhanpirjes tek shtatzënat, dëshmoi se në këtë kategori 20.9% e tyre e konsumojnë duhanin.

Syla ka shtuar se edhe pse ka hyrë në fuqi tek prej vitit 2005, korniza e tashme e OBSH-së për kontrollin e duhanit tashmë është një ndër traktatet më të pranueshme dhe më të përhapura në historinë e Kombeve të Bashkuara, me afër 170 palë nënshkruese, ndërsa për Kosovën, edhepse nuk është palë nënshkruese për shkak të situatës komplekse politikedo të kishte rëndësi të jashtëzakonshme që Kosova të punojë drejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga kjo Kornizë.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, ka theksuar nevojën e zbatimit të Ligjit për Duhanin, duke theksuar se hulumtimet e bëra nga Instituti për duhanpirjen, tregojnë se niveli i  konsumimit të duhanit ende është në shifra alarmante, ndërkohë që ky institucion është shembull i zbatimit të Ligjit kundër duhanit.

Me rastin e kësaj dite, aktivitete për shënimin e Ditës Botërore pa duhan janë mbajtur edhe në Ferizaj dhe qendra të tjera, derisa përfaqësues të MSh-së kanë marrë pjesë në diskutimn për duhanin edhe në Universitetin \"Iliria\" dhe në Shkollën e Mesme “Zenit”.

Aktivitetet në bashkëpunim me IKSHP-në, UNICEF-in dhe OBSH-së do të vazhdojnë edhe nesër, ndërlidhur edhe me Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershorin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)