Në Kosovë sot konfirmohet vetëm një rast me koronavirus
Prishtinë, 27 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka b njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.
Rasti pozitiv është rast kontakti komuna e Vushtrrisë. Sot po ashtu janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.743.246 raste të COVID-19 dhe 354.884 raste të vdekjes.