26 Dhjetor 2024

Në Kosovë ofertë re kundër sëmundjes së kataraktit

Prishtinë, 8 gusht - Për të shënuar futjen e njësisë së re Oftalmologjike, Spitali Medicine - një prej spitaleve kryesore në vend - do të ofrojë çmim të veçantë për operimin e kataraktit për të gjithë pacientët e prekur nga një gjendje të tillë.

Oferta do të jetë e hapur nga muaji gusht-shtator, ku pacientët do të kenë mundësi të  operohen  me  çmimin special prej vetëm 650 EUR.

Operacioni  kryhet nga një ekip i mjekëve të trajnuar, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Dilek Uzer, MD Oftamologe , e cila drejton njësinë e Oftamologjisë dhe së bashku  janë  gjithmonë të gatshëm për të ju ofruar shërbimet e tyre . “Duke përdorur pajisje të teknologjisë së lartë që Spitali Medicine disponon dhe duke përdorur metodologjitë më të fundit në fushën e oftamologjisë (FAKO-IOL), shërimi i kataraktit do të marrë vetëm 15 minuta dhe ju nuk do të përjetoni asnjë dhimbje, si dhe ju garantohet qe do te dilni nga spitali me një shikim që nuk e keni pasur për vite me radhë”, thuhet në njoftimin për media të Spitalit Medicine. Sëmundja Kataraktit shfaqet kryesisht në fazat e mëvonshme të jetës dhe prek kryesisht të moshuarit.

Efektet negative të saj janë se ajo ndryshon strukturën e thjerrëzës se syrit gjatë viteve, duke shkaktuar humbjen e shkëlqimit dhe  reduktimin e  shikimit. E vetmja mënyrë për të trajtuar sëmundjen e kataraktit është me ndërhyrje kirurgjikale. Të gjithë pacientët e interesuar duhet të shfrytëzojnë këtë rast të veçantë për të hequr pengesën e shikimit të tyre, sidomos të moshuarit që janë të prekur më së shumti. Kjo ju mundësohet vetëm për vetëm 650 euro nga muaji gusht-shtator dhe është një mundësi që nuk duhet ta humbisni.

Spitali Medicine ofron shërbime shumë profesionale mjekësore për të gjithë qytetarët, ka një ekip ekip me përvojë shumë të trajnuar të specialistëve nga Turqia, mban standarde të larta të higjienës, është e pajisur me infrastrukturën e fundit teknologjike, dhe me shërbimet e saj më cilësorë është   padyshim spitali më i besueshëm në vend dhe më gjerë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)