Në Kosovë nuk ka parakushte për përhapjen e Virusit të Nilit
Prishtinë, 4 shtator - Virusi i Nilit, i cili po merr dhjetëra jetë njerëzish, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetit publik të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë e bashkëpunimit me vendet e rajonit, rreth ndalimit të përhapjes se kësaj epidemie.
Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, tha për radion tonë se nuk ka vend për shqetësim sepse parakushtet themelore për përhapje të këtij virusi në vendin tonë nuk ekzistojnë.
Duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit NIL, jemi duke vëzhguar çdo detaj jo vetëm në vendin tonë por edhe të shteteve fqinjë tha Naser Ramadani, drejtor i INKSH-së.
Deri sa ky virus ka marr jetën e një gruaje në shtetin fqinjë Serbinë, Kosova mund të jetë më pak e rrezikuar nga ky virus, u shpreh Ramadani.
Parakushtet elementare për përhapje nuk ekzistojnë duke pasur parasysh se tek ne nuk gjendet bartësi kryesor i virusit të Nilit perëndimor i cili është mushkonja Tiger. Pra duke pasur parasysh se mushkonja Tiger dhe mushkonjat në përgjithësi e bartin sëmundjen përmes pickimit direkt ajo nuk ka mundësi të bartet, tha Ramadani. Simptomet e rasteve të infektuara janë të ngjashme me ato të gripit apo meningjitit, shpjegon Ramadani.
Sëmundja e Nilit perëndimor, konsiston në bazën mjekësore në një formë të meningjitit dhe encifalitit, pra janë forma të njohura në aspektin klinik të cilat edhe manifestohen më forma të tilla duke qenë se ato format e lehta dhe fillestare paraqiten me temperaturë, plogështi, ethe, theksoi Ramadani.
Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri.
/rtk/