Në Kosovë në këtë sezon, 80 raste me AH1N1
Prishtinë, 27 janar - Në takimin e Kolegjiumit të QKUK-së, drejtori i Klinikës Infektive dr. Shemsedin Dreshaj ka raportuar se gjatë këtij sezoni të gripit pandemik A H1N1 , në Kosovë janë konfirmuar 80 raste me këtë virus, 10 me virusin e Influenza A.
Tre raste me AH1N1 janë duke u trajtuar në Mjekimin Intenziv, tha ai.