Në Kosovë konfirmohen edhe 96 raste me koronavirus
Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë.
Sot po ashtu janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.