Në Kosovë konfirmohen 16 të vdekur dhe 258 raste me koronavirus
IKSHPK ka raportuar po ashtu për 16 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, duke e çuar numrin total të tyre në 212.
Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar e viktimave të lidhura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në 24 orë në territorin e Kosovës.
Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.