Në Kosovë ka filluar të bie shtimi i popullsisë
Prishtinë, 27 gusht - Nataliteti në Kosovë po bie çdo herë e më shumë dhe këtë e thonë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë. Kjo vërtetohet edhe në Entin e Statistikave të Kosovës.
Albina Ademaj, inxhiniere e gjeodezisë, dhe nënë e re thotë se të jesh e suksesshme në karrierë dhe në të njëjtën kohë nënë e përkushtuar, është shumë e vështirë.
\"Është një pozitë shumë e vështirë, nuk kam menduar më herët që ka me qenë kështu, duke marrë parasysh edhe profesionin tim që është pak më i komplikuar. Mundohem gjithmonë që me qenë e barabartë me kolegët e mi si femra edhe meshkujt, që është diçka shumë e vështirë\", tha ajo për RTK.
Sipas Agjencisë së Statistikave, nataliteti ka filluar të bjerë në dhjetë vjetët e fundit.
Në vitin 2012 kanë lindur 34932 foshnje, ndërsa në vitin 2013 vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK numri i lindjeve ka qenë rreth 10 mijë.
Sipas Ligjit të Punës pushimi i lehonisë është 12 muaj.
Gjashtë muajt e parë nënat e punësuara paguhen me 70 për qind të pagës, 3 muaj me 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë, që i bie afër 140 euro në muaj dhe tre muaj pa pagesë.