Në Kliniken Infektive janë të shtrirë 33 të pacient me koronavirus
Sipas raportit të kësaj klinike, dy prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pesë janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa 26 të tjerët janë në gjendje stabile.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Në klinikë janë gjithsej 5 pacientë COVID- 19 pozitiv, të cilët janë në dializë dhe që është duke u realizuar në repartin e klinikes.
Ndryshe, sipas të dhënave të ISHPK, deri më tani në Kosovë 855 persona janë infektuar, 403 janë shëruar edhe 26 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.