25 Dhjetor 2024

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 raste me sëmundjen koronavirus

Prishtinë, 15 maj - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 raste me sëmundjen COVID-19.

"Prej tyre 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve, 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në mjekimin Intensiv të kësaj klinike", thuhet në një njoftim të QKUK-së.

Deri të mërkurën në Kosovë janë regjistruar gjithsej 945 raste pozitive me koronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes së pacientëve që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkohë që janë raportuar 690 persona të shëruar nga COVID-19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)