Në Kliniken Infekive po trajtohen 33 pacientë të prekur nga koronavirusi
Prishtinë, 30 prill - Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht aty janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Sipas njoftimit të kësaj Klinike, një paciente është në gjendje të rëndë dhe në përkujdesje intensive, pesë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi, derisa 27 të prekurit tjerë janë në gjendje stabile.
“Nga klinika do të lirohen dy pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa pesë pacientë me Covid -19 pozitivë lirohen në gjendje të mirë shëndetësore”, është thënë mes tjerash në njoftim.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë 799 persona janë infektuar, 249 janë shëruar derisa 22 kanë vdekur, si pasojë e këtij virusi.