Në Klinikën e Neurologjisë, 228 raste të vdekjes nga pika në tru
Prishtimë, 29 tetor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të sëmurëve nga pika në tru, vdekshmëria nga pika në tru vazhdon të jetë njëra prej shkaqeve kryesore për vdekjen e pacientëve me probleme neurologjike.
Në Klinikën e Neurologjisë gjatë vitit 2013, kanë qenë të shtruar 1115 raste të pacientëve me pikë në tru, prej te cilëve 228 kanë përfunduar me vdekje.
Shoqata e Neurologëve te Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë bashkndjen me të sëmurit e prekur nga kjo sëmundje, e cila shoqërohet me deficite te shumëfishta neurologjike dhe invaliditet të përhershëm.
Vdekshmëria nga kjo sëmundje është në vendin e tretë nga shpeshtësia e shfaqjes. Shoqata e Neurologëve të Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ngre nevojën e vetëdijesimit të popullatës por edhe të personelit mjekësor për masat parandaluese të kësaj sëmundjeje dhe njëkohësisht kërkon nga autoritete shtetërore rritjen e mbështetjes për profesionistët në luftë kundër kësaj sëmundjeje.