Në Klinikën e Endokrinologjisë për herë të parë vendoset pompa e insulinës
Prishtinë, 5 dhjetor - Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë tek pacienti Ilir Koci, është vendosur pompa e parë e insulinës. Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.
E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqesuesja e kompanisë nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë. Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj). Pompa është ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.
PS:
Pacienti është publikuar me vetëdëshirë, me miratim dhe pëlqim nga ana e tij!