23 Dhjetor 2024

Në Isniq u përurua Qendra e Mjekësisë Familjare

Prishtinë, 20 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, përuruan sot në Isniq të kësaj komune Qendrën e re të Mjekësisë Familjare.

Ministri Agani tha se përurimi i kësaj qendre do t’u ndihmojë banorëve të këtij fshati që të kenë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe më afër.

Ai tha se MSh do të vazhdojë ta mbështes edhe në të ardhmen Kujdesin Parësor Shëndetësor si shtyllë të sistemit shëndetësor në vend.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ,falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për kujdesin e treguar dhe asistencën në fushën e shëndetësisë për këtë komunë, përfshirë edhe investimet e mëhershme në Junik dhe lokalitete të tjera.

Ndërtimi i kësaj qendre është bërë kryesisht me mjete të MSh-së dhe asistencë të komunës, dhe ka kushtuar mbi 75 mijë euro.

Pas këtij përurimi, Ministri Agani, ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ku me punëtorë ka biseduar për shërbimet që ofrohen aty, sfidat dhe ka shpjeguar reformën në shëndetësi, me theks të veçantë Ligjin e ri të shëndetësisë dhe ndikimin e tij në shëndetësinë kosovare, përfshirë edhe Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)