22 Dhjetor 2024

Në Institutin e Onkologjisë vizitohen 1.760 pacientë

Prishtinë, 11 mars - Në Institutin e Onkologjisë, përkatësisht në Deperatamentin e Onkologjisë Mjekësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon me sukses të plotë të  bëhet trajtimi i  pacientëve me terapi  sistematike (kimioterapi, hormonoterapi, terapi të cakut).

Në mbikëqyrjen dhe kontrollin e punës është angazhuar dr. Mejreme Krasniqi- Maloku, subspecialiste e Onkologjisë, e cila është caktuar U.D. Shefes së Departamentit të Onkologjisë Mjekësore në këtë Instituti.

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka bërë të ditur se funksionalizimi i tij është bërë  më 28.12.2010, kurse deri në ditën e sotme, në kuadër të ambulancës specialistike janë kontrolluar 1.760 pacientë, kurse janë  dhënë  800 cikle të kimioterapisë.

Në kuadër të Instituti të Onkologjisë, në pjesën ku jepet kimioterapia sipas Fazliut është arritur të futet në punë edhe laboratori për analiza biokimike, ku deri tani janë kryer mbi 500 analiza për pacientët. 

\"Po në këtë Institut, është  hapur edhe barnatorja doracake, e cila furnizohet nga Barnatorja Qendrore e QKUK-së,  e cila furnizimin e bënë nga Departamenti i Farmacisë i Ministrisë së Shëndetësisë\", ka thënë ai.

Për punën profesionale në Departamentin për Onkologji, është angazhuar edhe 1 farmacist, 1 internist, 1teknik i farmacisë, 5 infermiere, 1 laborant.

Para se të lëshohej në funksion ky Departament i Institutit të Onkologjisë, kimioterapia është dhënë  në shumë klinika të QKUK-së dhe në kushte shumë më të vështira. 

Kohë më parë, Dr Mjereme Krasniqi-Maloku, është caktuar përgjegjëse për mbikëqyrjen, furnizimin, disperzimin dhe përshkrimin e citostatikëve për të gjitha patologjitë onkologjike në tumore solide.

Po ashtu, në kuadër të Institutit të Onkologjisë është duke punuar edhe Rezonanca Magnetike, ku vetëm gjatë muajit shkurt janë kryer 171 rezonanca magnetike. 

Tani, kryhen deri në 7 rezonanca magnetike në ditë, 5 për pacientët e shtrirë dhe 2 për pacientët ambulatorë.

Menaxhmenti i QKUK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, po bëjnë përpjekje që sa më shpejtë të fusin në punë  edhe  shërbimin e Radioterapisë dhe të kompletohet në tërësi puna në Institutin e Onkologjisë. Së shpejti pritet të filloj punën edhe CT-ja 64 shtresore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)