26 Dhjetor 2024

Në Gjilan nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptoma të Covid19

Gjilan, 19 mars - Pas takimit me akterët kryesorë të menazhimit të situates emergjente në Gjilan, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar pikën kufitare në Muqibabë, për të parë nga afër gjendjen atje.

“U njoftuam edhe nga ekipi ynë, por edhe nga policia e shtetit për gjendjen këtu. Jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe asistojmë për çdo kërkesë që vjen nga intitucionet tona, për ta menaxhuar si është më së miri këtë situatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai theksoi se gjendja është e mirë, nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptoma të virusit nga kjo komunë dhe se nuk ka vend për panik.

“Po shpresojmë dhe besojmë që menaxhimi i situatës nga të gjithë akterët është në duar të sigurta, deri në daljen nga kjo situate emergjente”, ka deklaruar Ismajli.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka deklaruar se janë në baza ditore në kontakt me të gjitha institucionet relevante dhe në gatishmëri për të gjitha kërkesat eventuale nga qytetarët e Gjilanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)