Në 24 orët e fundit janë ngritur 30 aktakuza kundër 32 personave
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, si dhe, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të dyshuar.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.