23 Dhjetor 2024

Ndalimi i ekspozimit të duhanit rrezikon rritjen e informalitetit

Prishtinë, 15 shkurt - Disa ditë para aprovimit final të projektligjit të ri për Kontrollin e Duhanit, si një ligj i rëndësishëm për kontrollin dhe ruajtjen e shëndetit publik, Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë për të diskutuar lidhur me aspektet ekonomike dhe tregtare të disa prej dispozitave të këtij projektligji, posaçërisht atyre që rregullojnë çështjen e ndalimit të ekspozimit të produkteve të duhanit.
 
Të ftuar në këtë tryezë ishin anëtarët e Task Forcës së Odës Amerikane për Tregti dhe Rrjete të Shitjes, përfaqësues nga industria, deputetët të Kuvendit, zyrtarë të doganave, inspektoratit sanitar dhe përfaqësues të ministrive përkatëse, me qëllim të diskutimit të hapur lidhur me çështjet që dalin nga projektligji në fjalë.

Përfaqësuesit e sektorit të shitjes, shprehën shqetësimet e tyre se ndalesa e ekspozimit të duhanit do të ndikojë në rritje të informalitetit të mëtejmë në ekonomi, që do të dëmtonte shitësit legjitimë dhe konkurrencën e barabartë.

Një shqetësim tjetër i ngritur gjatë tryezës ishte edhe mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme administrative për zbatimin e ligjit në Kosovë duke theksuar se krahas nxjerrjes së ligjeve, duhet të forcohen edhe kapacitetet institucionale për të garantuar zbatueshmërinë e ligjeve. Si problem u potencua edhe tregtimi i produkteve të duhanit nga ana e fëmijëve, dukuri kjo që duhet ndaluar nga zyrtarët përgjegjës.
 
Ibrahim Tërshnjaku nga inspektorati sanitar tha se pikërisht mungesa e kapaciteteve administrative ka ndikuar që ligji i mëparshëm nuk ka mundur të zbatohet në mënyrë të kënaqshme, për çka ata edhe kanë kërkuar që ligji i ri të jetë më rigoroz, me qëllim të mbrojtjes së popullsisë e posaçërisht atyre që nuk konsumojnë duhanin.

Ndërkaq, eksperti bullgar Tihomir Bezlov, ndau me të pranishmit përvojat nga shteti bullgar, se si masat ekstreme kanë ndikuar në mënyrë të paparashikuar në ngritjen e nivelit të kontrabandës në vend.

Duke u bazuar në këtë dhe në përvoja të tjera nga shteti i tij, ai tha që në Ballkan ekziston një sistem mjaft i sofistikuar i kontrabandimit të produkteve të duhanit të cilët mezi presin të gjejnë hapësira për të rritur profitin e tyre ilegal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)