22 Dhjetor 2024

Ndahen certifikatat për të trajnuarit për rritjet e fëmijëve

Prishtinë, 17 nëntor - Sot, në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës janë ndarë certifikatat për përfundimin e suksesshëm të trajnimit mbi standardet e reja të rritjes së fëmijëve, sipas OBSh-së, për 40 profesionistët e parë të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Prishtinës.

Në këtë ceremoni, dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se përkushtimi i pandërprerë për krijimin e kushteve për punë më të mirë dhe me shërbime të cilësisë së lartë, bazuar në standarde është pikësynim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i atyre që ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

“Një nga standardet që deri tani se kemi pasur janë edhe ato për përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Deri më sot ofruesit e shërbimeve shëndetësore për këto kategori janë bazuar dhe shërbyer në standarde të ndryshme, të pa-unifikuara gjë që nuk ka pasur mundësi që  punën e bërë ta matim me saktësi me parametra të pranuar ndërkombëtarisht”, tha ai.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë tha se zbatimi i Mjekësisë Familjare si koncept është një parakusht edhe për forcimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Dr. Nazane Breca, drejtoreshë e Komunës së Prishtinës për shëndetësi, ka kërkuar nga profesionistët e pajisur me certifikata që dijet e zënë, ti bartin tek gjeneratat e tjera dhe në punën e përditshme me qëllim të arritjes së standardeve sa më të mira në shëndetësi.

Zyra e OBSh-së në Prishtinë do të pajis të gjitha ordinancat e KPSh në Komunën e Prishtinës me peshore elektronike dhe matës të gjatësisë/lartësisë, derisa kjo ndërmarrje bëhet e mundur me mbështetjen financiare të Qeverisë së Luksemburgut përmes Projektit të Përbashkët të Agjensioneve të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, \"Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)