29 Prill 2024

Nardi dhe Roni fëmijët e parë të lindur në vitin 2014

Prishtinë, 1 janar - Fëmija i parë i 2014-tës është djalë i cili ka lindur në ora 00:01 nga një nënë e Ferizajt, Donjeta Hagjiu. Lindja është kryer në mënyrë normale.
Me këtë rast Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja AtifeteJahjaga, vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo takoi dy nënat që lindën fëmijët e parë të vitit 2014 në këtë qendër, si dhe i uroi ato, duke iu dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur të dy djemve.

“I dëshirova jetë të gjatë dhe të lumtur fëmijës së parë të lindur në vitin 2014. Përgëzova nënën për lindjen e fëmijës, kurse Nardit të vogël dhe Ronit, sepse i kemi dy fëmijë që kanë lindur brenda disa minutave brenda vitit 2014, ju dëshirova jetë me plot suksese një të ardhme të mirë, një të ardhme me plot të mira për ata dhe familjet e tyre dhe për të gjithë rrethin e tyre”, tha Presidentja Jahjaga. 

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vizituar nënën dhe fëmiun e posalindur, ku urojë që viti 2014 të nisët mbarë siç lindi edhe ky fëmijë.

Edhe ​Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë vizituar fëmijën e lindur pas orës 24.00.

Ai ka thënë se gjatë vizitës që ka pasur në Emergjencë dhe Intenzivë është lutur që të mos ketë asnjë rast gjatë ndërrimit të moteve, përderisa në Gjinekologji e ka thënë të kundërtën, duke shtuar se të ketë lindje sa më shumë gjatë këtij viti.

"Vizitat përfunduan hareshëm në Repartin e Gjinekologjisë. Në ora 00:01 lindi fëmiu i parë i vitit 2014 nga Ferizaji, ndërsa në 00:03 lindi Prishtinalia i parë i vitit. Jetë të gjatë e të lumtur të gjitha bebeve. U rritshin me prind", ka thënë Ahmeti.

Nderkaq, Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, ka shtuar se gjatë vitit 2013 janë kryer 10 mijë e 350 lindje, ku në asnjë rast nuk ka pasur vdekje të nënave.

Paçarada ka treguar se dy minuta pas lindjes së fëmijës së parë ka lindur edhe një djalë i cili Një minutë pas ndërrimit të moteve lindi fëmija i parë djalë, nga nëna Donjeta Haxhiu, nga Ferizaj.

Lindja e fëmijës është kryer në mënyrë normale. Donjeta Haxhiu, ka thënë se nuk ka menduar se ajo do ta lind fëmijën e parë për këtë vit.

“Normal që jo, nuk e kom menduar. Por shpresoj që të jetë mirë dhe është një kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Haxhiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)