17 Maj 2024

Naim Telaku zgjedhet president i Asociacionit te Psikologëve

Prishtinë, 9 dhjetor - Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO), organizata më e madhe profesionale e psikologëve në vendin tonë e themeluar në vitin 2006, zgjodhi organet e reja drejtuese të saj.

Kuvendi i anëtarëve të APKO-s u mbajt të enjten, datë 3 Dhjetor 2015, duke zgjedhur anëtarët e rinj të Bordit Drejtues, i cili përbëhet prej nëntë anëtarësh, si dhe Presidentin e organizatës.

President i APKO-s u zgjodh Naim Telaku. Zgjedhja e organeve drejtuese të organizatës dhe dinamizimi i punës së kësaj organizate bëhet me qëllim të avancimit të praktikave më të mira profesionale në fushën e psikologjisë, rritjen e standardeve akademike dhe jo vetëm në formimin e psikologëve të rinj, si dhe kalimi në një stad të ri në zbatimin e profesionit të psikologut.

APKO do të jetë partner i ngushtë i të gjitha të institucioneve vendore, që kanë të bëjnë me politikëbërjen në raport me profesionin e psikologut, çështje strategjike dhe operacionale në raport me shëndetin mental në vend, kriteret akademike në formimin formal të psikologëve, formimin profesional gjatë gjithë jetës.

Gjithashtu, APKO dhe strukturat e saj drejtuese do të punojnë ngushtë me komunitetin profesional dhe organizatat simotra të psikologëve në hapësirën shqiptare, ashtu siç do të themelojë dhe ruajë marrëdhënie shumë të mira partneriale profesionale me organizata ndërkombëtare me qëllim që psikologjia në Kosovë të vazhdojë të bazohet në standardet më të larta etike dhe profesionale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)