Mustafa: Kosova të bëhet anëtare e OBSH-së

Prishtinë, 5 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën e Parë Rajonale të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor, organizuar me rastin e 90 vjetorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Para personaliteteve të shumta të shëndetësisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, kryeministri Isa Mustafa ka uruar përvjetorin e 90 të fillimit të veprimtarisë së shëndetit në Kosovë, si dhe hapjen e punës së Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor.
Kryeministri Mustafa, ndër të tjera, bëri të ditur se po punohet me ngulm që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për tu bërë pjesë e një koalicioni të gjerë shëndetësor botëror.