22 Dhjetor 2024

Mundësi për punësim e specializim të mjekëve në Gjermani

Prishtinë, 19 nëntor - Agjencia gjermano kosovare “Shkreli” prezantoisot në Prishtinë programin e punësimit dhe specializimit të mjekëvë ngaKosova në Gjermani.

Sic deklaroi prof. dr.  Qerim Shkreli, përfaqësues i kësaj agjencie në bashkëpunim me institucionet relevante nga Gjermania, kjo agjenci bënë të mundur punësimin dhe specializimin e mjekëve nga Kosova.

“Në këtë mënyrë ne i kontribuojmë zvogëlimit të papunësisë së mjekëve kosovar dhe specializimin e tyre për lëmit për të cilat janë të interesuar. Ne gjithashtu në landet e caktuara të Gjermanisë bëjmë nostrifikimin e diplomave e Fakultetit të Mjekësisë”, ka thënë prof. Shkreli.

Ai ka theksuar se ky projekt ka përkrahjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas tij përveç diplomës universitare kandidatët e interesuar duhet të kenë të dhënë provimin e gjuhës gjermane në nivelin B- 2.

Edhe prof. dr.  Tomas Këne ., mjeku kryesor në këtë projekt siguroi të gjithë të interesuarit se behët fjalë për një projekt serioz dhe shumë interesant dhe të favorshëm për mjekët nga Kosova.

Gjatë takimit zonja Marion Këne, drejtoresh e Agjencionit për Punësimin e Mjekëve me nënshtetësi jo gjermane ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt duke ftuar të gjithë të interesuarit që konkretisht të binden në  përparësitë që i ofron ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)