27 Dhjetor 2024

Muajin e ardhshëm fillojnë provat e trajtimeve për Ebolën

Gjenevë, 14 nëntor - Organizata Ndërkombëtare “Mjekët pa Kufi” ka në plan që muajin e ardhshëm të fillojë provat klinike në Afrikën Perëndimore, të tre trajtimeve të mundshme për Ebolën.

Grupi njoftoi sot se rezultatet e para të provave mund të dalin në shkurt. Ky njoftim për këtë hap të ri që po merret drejt zhvillimit të trajtimeve  për Ebolën vjen ndërsa numri i viktimave nga sëmundja vazhdon të rritet.

Numri i të vdekurve për shkak të virusit të Ebolës e ka kaluar shifrën e 5 mijë vetëve dhe numri i rasteve të personave të identifikuar se janë prekur nga epidemia është mbi 14 mijë vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e të vdekurve nga Ebola janë në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)