03 Maj 2024

MSU dhuron 350 uniforma për punëtorët shëndetësorë

Mitrovicë, 2 dhjetor - Njësiti i karabinierëve italian MSU, me seli në Prishtinë, i ka  dhuruar QKMF-së në Mitrovicë një donacion prej 350 kompletesh të uniformave për mantel bardhët e këtij institucioni shëndetësorë, në vlerë prej mbi 25.000 euro.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili ishte i pranishëm në ambientet e QKMF-së ku u dorëzua donacioni, pasi falënderoi drejtuesit Njësitit të MSU-së, tha se me këtë përkujdesje, karabinierët italianë po e tregojnë përkushtimin e tyre, që përveç në fushën e sigurisë, të kontribuojnë edhe ën fushat tjera të jetës për përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve të komunës.

“Ne drejtuesit e komunës kemi një bashkëpunim të mirë me karabinierët italian në vazhdimësi. Ata po e bëjnë një punë ët shkëlqyeshme këtu në Mitrovicë, në fushën e sigurisë, duke kontribuar kështu në lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe për këtë e kanë pas mbështetjen e pa rezervë të institucioneve të pushtetit lokal dhe të qytetarëve të komunës.\"

\"Me këtë donacion të dhuruar sot, karabinierët italian me në krye komandantin e tyre, kolonelin Paolo Coletta, po tregojnë në vepër humanitetin e tyre dhe përkushtimin për të mbështetur çdo fushë të jetës të qytetarëve. Unë edhe njëherë i falënderoj shumë për këtë donacion, që është  shumë i mirëseardhur për punëtorët shëndetësor të QKMF-së, ka thënë ai.

Kolonelin Coletta, për donacionin e dhuruar e falënderuan shumë edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësisë në Komunë, Muhedin Osmani  dhe drejtori i QKMF-së, Dr Fevzi Sylajmani, të cilët thanë se donacioni është mjaft i rëndësishëm dhe e shkarkon buxhetin e saj, për të mundësuar kështu që këto mjete të përdoren për barna apo pajisje tjera në QKMF.

Komandanti i Njësitit të karabinierëve MSU-, koloneli Paolo Coletta, tha se karabinierët janë shumë ët kënaqur me pritjen e qytetarëve të Mitrovicës ehe me bashkëpunimin me udhëheqësit e komunë, e sidomos me kryetarin Bahtiri.

“Kjo është një ndihmë simbolike për shëndetësinë e Mitrovicës, që vjen nga Italia, me nismën e karabinierëve që shërbejnë këtu, por që flet shumë për lidhjet e forta midis qytetarëve dhe karabinierëve dhe për përkushtimin e tyre që të ndihmojnë edhe materialisht punëtorët shëndetësorë të Mitrovicës. Ne shpresojmë se në të ardhmen bashkëpunimi në ët gjitha fushat, do të jetë edhe më i suksesshëm”, tha Coletta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)