MSh thellon bashkëpunimin me mjekë të Gjermanisë
Prishtinë, 5 maj - Delegacioni i Federatës së Odave Mjekësore të Republikës Federale të Gjermanisë në përbërje Dr. med. Ramin Walter Parsa dhe Domen Podnar, në shoqërim të Dr. Salih Berishës nga Qendra Mjekësore Universitare në Mannheim vizitoi sot Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, me qëllim të fillimit të bashkëpunimit në themelimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësor të Kosovës.
Në takimin me Ministrin e Shëndetësisë dr. Ferid Agani dhe përfaqësuesit e Bordeve Profesionale të profesionistëve shëndetësor, u dakorduan hapat konkret të punës në këtë drejtim si dhe u shpreh gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim për këtë qëllim.
Në takim Ministri Agani, pranoj ftesën për pjesëmarrje në Konferencën vjetore të kësaj Federate që në fillim të qershorit 2011 mbahet në Kiel të Republikës Federale të Gjermanisë.